GREQI – Panoramë e përmirësuar pas zjarreve vdekjeprurëse

Mos i humb

Panoramë e përmirësuar pas zjarreve pyjore që po digjen prej më shumë se një jave në ishujt turistikë grekë të Rodos, Korfuzit dhe Eubesë si dhe në qendër të vendit, vlerësuan sot zjarrfikësit grekë.

“Për momentin nuk kemi fokus aktiv, panorama po përmirësohet, por ne mbetemi si në një bazë lufte për të kufizuar zjarret”, tha një zëdhënëse e zyrës së shtypit të zajrrfikësve.

Zjarri pranë Volosit shkaktoi shpërthime të njëpasnjëshme në një magazinë municionesh.

”Më shumë se 130 banorë duhej të evakuoheshin të enjten në mbrëmje nga porti i afërt i Nea Anghialos”, sipas rojes bregdetare.

Zjarri në kazermë është aktualisht nën kontroll dhe banorët e Nea Aghialos kanë nisur të kthehen në shtëpitë e tyre për të vlerësuar dëmet në shtëpitë dhe dyqanet e tyre, xhamat e të cilëve u thyen nga fuqia e shpërthimeve, sipas medias lokale.

Në Rodos, zjarrfikësit të mbështetur nga avionët, po përpiqen të frenojnë zjarrin, i cili ka më shumë se një javë që digjet në jug dhe lindje të këtij ishulli.

Në veri të ishullit të Korfuzit, evakuime u bënë në fillim të javës, pas një zjarri të dhunshëm të shpallur fundjavën e kaluar, kur vala e të nxehtit kishte goditur vendin prej disa ditësh.

Ndër vendet mesdhetare që luftojnë me valët e të nxehtit dhe zjarret, Greqia ishte në kontrollin e një valë të nxehti që zgjati më shumë se 10 ditë, më e gjata e regjistruar gjatë një muaji korrik në dekadat e fundit në Greqi, sipas ekspertëve.

Sipas vlerësimeve të Observatorit të Athinës, deri më tani zjarret kanë shkaktuar katër vdekje, ndërsa rreth 50 000 hektarë pyje dhe bimësi janë djegur nga flakët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit