Qytetarët që protestonin kundër masave shtrënguese të planifikuara për votim në Parlamentin e Greqisë, u përleshën me policinë në Athinë.
Me thirrjen e Frontit të Punëtorëve Luftëtarë (PAME), mijëra demonstrues të mbledhur në Sheshin Omonia marshuan drejt sheshit Sintagma, ku ndodhet edhe godina e Parlamentit të Greqisë.
Protestuesit kanë brohoritur me slogane dhe kanë mbajtur pankarta me mbishkrime kundër politikave ekonomike të qeverisë greke. Pasi një grup ka tentuar të hyjë në oborrin e parlamentit theksohet se është përjetuar një përleshje mes protestuesve që kanë sulmuar me flamuj dhe shkopinjtë në duar, dhe policisë e cila ka ndërhyrë me shkopinj gome dhe gaz lotsjellës.
Gjatë përleshjeve theksohet se shumë persona janë ndikuar nga gazi, ndërsa nuk ka patur të arrestuar.
– Grevë 24 orëshe
Ndërsa në anën tjetër njoftohet se punonjësit e metrosë së Athinës, marinës dhe mjekët kanë hyrë në një grevë 24 orëshe me qëllim për të protestuar kundër projektligjit i cili do të votohet ditën e hënë në Parlamentin e Greqisë dhe i cili parashikon vështirësimin e vendimeve të grevave.
Për shkak të grevës janë pezulluar udhëtimet me metro dhe tramvaj, ku si pasojë në orët e para të mëngjesit kjo situatë shkaktuar probleme në qarkullim.
Ndërkohë si pasojë e grevës edhe të punonjësve të portit të lidhur me Federatën e Marinës Greke (PNO) nuk janë kryer udhëtimet me anije. Gjithashtu si pasojë e grevës së mjekëve në të gjithë vendin bëhet e ditur se në spitalet shtetërore ofron shërbim vetëm shërbimi i emergjencave.
Pritet që ditën e hënë në Parlamentin e Greqisë të votohen masat e reja shtrënguese të kërkuara sipas programit të paketës së shpëtimit midis Greqisë dhe kreditorëve të saj./Rtv islam/


