Greqi, plani për barrierat lundruese kundër emigrimit të parregullt shkakton reagime

Mos i humb

Plani i qeverisë greke për të përdorur barriera lundruese me qëllim pengimin e emigracionit të parregullt në ishujt e Egjeut ka shkaktuar reagimin e partive opozitare dhe organizatave të shoqërisë civile.

Në një deklaratë nga partia kryesore opozitare SYRIZA, plani i qeverisë për përdorimin e barrierave lundruese është cilësuar si “jo njerëzore”.

“Është një veprim turpi që dëmton ndjenën e solidaritetit dhe humanizmit të popullit tonë dhe shkel standardet evropiane dhe ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Drejtori i “Amnesty International” për Greqinë, Gavriil Sakelaridis tha se “Qeveria e Demokracisë së Re përpiqet të gjejë një mënyrë ligjore për të zbatuar një praktikë të paligjshme”.

“Plani i barrierave lundruese shkakton shumë pikëpyetje”, tha Sakelaridis, duke shtuar se ky plan shkel të drejtat themelore të tilla si e drejta e azilit.

Komisioni Evropian ka thënë se “Planin e qeverisë për përdorimin e barrierave e kemi mësuar nga shtypi. Do të kontaktojmë me autoritetet greke për të kuptuar më mirë se çfarë kanë planifikuar dhe çfarë synojnë me vendosjen e barrierave”.

Qeveria greke njoftoi se do të përdorë barriera lundruese me qëllim për të penguar kalimet e emigrantëve të parregullt në ishujt e Egjeut. Është bërë e ditur se pengesa prej 2.700 metrash është planifikuar të jetë e lartë 1 metër e 10 centimetra në mënyrë që 50 centimetra të saj të jenë mbi detin dhe të jetë e pajisur me drita që ndizen dhe fiken.

Sipas të dhënave të Komisionierit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR), numri i emigrantëve që kanë hyrë në Greqi në vitin 2019 arriti në 59.726 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit