Greqi, punonjësit e transportit detar në grevë

Mos i humb

Punonjësit e transportit detar në Greqi kanë hyrë në një grevë njëditore.

Federata e marinës greke (PNO) ka njoftuar se kanë vendosur të hyjnë në grevë për të reaguar ndaj projektligjit i cili parashikon të lejojë anijet me flamuj të huaj të kryejnë transport në linjat e brendshme.

Federata gjithashtu ka kritikuar edhe kushtet e veçanta në punësimin e personelit në anijet që kryejnë udhëtimet mes Greqisë dhe Italisë.

Për shkak të grevës anijet në të gjithë vendin kanë qëndruar të ankoruara në porte, dhe është ndërprerë lidhja detare mes territorit kryesor tokësor të vendit me ishujt. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit