Greqi, shumica e restoranteve dhe kafeneve mbyllen për shkak të kufizimeve të COVID-19

Mos i humb

Shumica e restoranteve dhe kafeneve në Greqi u mbyllën për shkak të kufizimeve të pjesshme dhe rritjes së kostove në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke iu përgjigjur thirrjes së bërë nga Federata e Operatorëve të Industrisë së Restoranteve (POESE) në të gjithë Greqinë, pronarët e restoranteve dhe kafeneve vendosën të mbyllin bizneset e tyre për 24 orë.

Në deklaratën e bërë nga POESE, është tërhequr vëmendja për vështirësitë financiare të përjetuara në këtë sektor për shkak të kufizimeve të aplikuara në kuadër të luftës kundër pandemisë.

Në deklaratë është kërkuar riorganizimi i gjobave të vendosura për bizneset që shkelin rregullat e kufizimit, gjobat jo vetëm për bizneset, por edhe për klientët që nuk respektojnë kufizimin, ndihma e qeverisë për energjinë dhe kostot e qirasë dhe norma e TVSH-së në sektor të ulet në 6 për qind.

Në deklaratë ku paralajmërohet se shumica e bizneseve të këtij sektori mund të përballen me rrezikun e mbylljes, kërkohet mbështetje nga qeveria për mbijetesën e bizneseve ku punojnë mijëra njerëz.

Pronarët e bizneseve u mblodhën në sheshin Sintagma në Athinë dhe marshuan drejt Ministrisë së Financave për t’i shpallur kërkesat e tyre qeverisë. Aksionin e mbështetën edhe pronarët e qendrave të estetikës, të cilët u prekën negativisht nga kufizimet.

Në Greqi, ku rastet me COVID-19 po rriten me shpejtësi, vetëm klientët me certifikatë vaksinimi mund të ulen në pjesët e mbyllura të kafeneve dhe restoranteve, ndërsa klientët që duan të marrin shërbim nga zona të hapura duhet të paraqesin një certifikatë vaksinimi ose një test për COVID-19, me rezultat të bërë në 48 orët e fundit, së bashku me letërnjoftimin e tyre.

Teksa vendet e shërbimeve të kujdesit intensiv u rritën për shkak të rritjes së numrit të rasteve, qeveria u bëri thirrje mjekëve që punojnë në sektorin privat t’i bashkohen luftës kundër pandemisë në spitalet publike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit