Komandanti renegat Khalifa Haftar shpall kandidaturën për president të Libisë

Mos i humb

Komandanti renegat libian Khalifa Haftar njoftoi se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim televiziv, Haftar tha se zgjedhjet janë e vetmja rrugëdalje nga kriza libiane.

“E shpall kandidaturën time për zgjedhjet presidenciale, jo sepse jam duke kërkuar autoritet, por sepse dua ta udhëheq popullin tonë drejt lavdisë, përparimit dhe prosperitetit”, tha Haftar.

Ai është një figurë e diskutueshme në skenën politike libiane, e cila mbështetet nga fuqitë rajonale, duke përfshirë Egjiptin, Francën dhe Rusinë.

Haftar, i vetëshpallur “Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Kombëtare Libiane”, ka shkaktuar në trazirat dhjetëvjeçare në Libi pasi udhëhoqi një ofensivë ushtarake 14-mujore, me mbështetjen e fuqive të huaja, për të rrëzuar Qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Pajtimit Kombëtar (GNA), por nuk pati sukses në këtë.

Varrezat masive në qytetin jugperëndimor të Libisë, Tarhuna, një ish bastion i Haftarit, vazhdojnë të zbulohen që nga disfata e kryekomandantit në qershor 2020, prej ku janë zhvarrosur me qindra kufoma.

Pasi ndihmoi Muammar Gaddafin të vinte në pushtet në vitin 1969, Haftar u grind me shefin e tij në fund të viteve 1980 dhe kërkoi azil në SHBA.

Haftar u rishfaq në skenën politike libiane gjatë kryengritjes së vitit 2011 që çoi në rrëzimin e Gadafit dhe më vonë në vdekjen e tij.

Ai iu bashkua opozitës libiane dhe e bëri qytetin lindor Bengazi bazë dhe bastion të tij.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Libisë do të mbahen më 24 dhjetor sipas një marrëveshjeje të sponsorizuar nga OKB-ja e arritur nga rivalët politikë libianë gjatë takimeve në Tunizi më 15 nëntor të vitit 2020.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit