Greqia pranon kërkesën për azil të ushtarit puçist

Mos i humb

Është pranuar nga Komisioni i Pavarur për Azili i nivelit të tretë kërkesa për azil e një prej 8 puçistëve të cilët kanë kërkuar strehim politik në Greqi pasi ishin arratisur pas tentativës për grusht shteti të organizuar nga organizata terroriste FETO në Turqi.

Bëhet e ditur se personit që i është pranuar kërkesa për azil është ushtari Suleyman Ozkaynakçi, i cili pas vendimit të komisionit është liruar.

Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA ka njoftuar se ky komision duke pretenduar se “Sipas Amnesty International, Këshillit të Europës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, situata në Ankara pas përpjekjes së pasuksesshme për grusht shteti më 15 korrik është e papranueshme për sa i përket të drejtave të njeriut”, ka pranuar kërkesën me pretendimin se “Nuk do të ketë një gjykim të drejtë nëse do të ekstradohet në Turqi”.

Ndër të tjera në lajm theksohet se ushtari i liruar është zv.piloti i helikopterit që puçistët kanë përdorur gjatë arratisjes nga Turqia.

Ndërkohë që pritet të njoftohet vendimi edhe në lidhje me 7 ushtarët e tjerë të cilët kanë aplikuar në komisionin e nivelit të tretë pas refuzimit të kërkesave të tyre për azil të kryera në komisionet e niveleve më të ulëta më parë.

Sipas mediave greke Qeveria e Greqisë për anulimin e këtij vendimi të Komisionit të Azilit, po përgatitet të aplikojë në Gjykatën e Apelit Administrativ të Athinës.

Puçistët kërkuan azil në Greqi pas arratisjes me një helikopter ushtarak pas përpjekjes së grushtit të FETO-s më 15 korrik të vitit 2016. Ndërkohë edhe Gjykata e Lartë e Greqisë (Arios Pagos) në janar, kishte refuzuar kërkesën e Turqisë për ekstradimin e tyre. Komisioni vazhdon të vlerësojë kërkesat e azilit për ushtarët e tjerë.

Autoritetet greke kanë vendosur të mbajnë të ndaluarit në paraburgim deri në përfundimin e procedurave rreth kërkesave të tyre për azil./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit