Greqia rrit alarmin për rrezikun e zjarreve në të gjithë vendin

Mos i humb

Autoritetet greke rritën në IV nivelin e rrezikut të zjarreve për sot në të gjithë vendin, sidomos në rajonet e Atikës, Sterea Ellada dhe Evia duke përfshirë ishullin Skyros, Egjeun Jugor (ishujt Ciklade), Egjeun Verior (Lesvos, Kios, Samos), Ikari), Peloponez (Korinth dhe Argolida) dhe Kretë, sipas Hartës së Parashikimit të Rrezikut nga Zjarri, të lëshuar nga Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile në Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile.

Sekretariati i Përgjithshëm ka këshilluar shërbimet shtetërore dhe vendore në këto zona të jenë në gatishmëri për të përballuar menjëherë çdo zjarr që mund të ndodhë, përfshirë patrullimet ajrore dhe tokësore.

Gjithashtu do të ketë një ndalim paraprak për qarkullimin e automjeteve dhe njerëzve brenda parqeve kombëtare, pyjeve dhe zonave me rrezik të lartë.

Ministria ka këshilluar publikun që të jetë jashtëzakonisht i kujdesshëm dhe të shmangë çdo aktivitet në ambient të hapur që mund të shkaktojë aksidentalisht zjarr, si djegia e bimësisë, përdorimi i makinerive që krijojnë shkëndija, ndezja e barbekjuve apo hedhja e cigareve të ndezura.

Gjithashtu i kujtoi publikut që në rast zjarri të lajmërojë zjarrfikëset me numrin e urgjencës 199.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit