Grida Duma takon sipërmarrësit në Kavajë: Turizmi në kaos në zonën e Spillesë, ne do kthejmë buzëqeshjen tek biznesmenët e suksesshëm

Mos i humb

Grida Duma zhvilloi sot një takim me bizneset në zonën e Spillesë, ku u diskutua në lidhje me pronën dhe problematikat në sektorin e turizmit.

Pronarët e Hoteleve shprehen të dëshpëruar me politikat e 8 viteve të fundit, nga të cilat turizmi po pëson humbje të mëdha.

Qytetarët gjejnë zgjidhje me programin ekonomik të Partisë Demokratike.

Hoteleria në zonën bregdetare në Spille po përballet me vëështirësi të panumërta. Pronarët e hoteleve, në një takim me Dumën, treguan disa nga problematikat konkrete.

Duma tha se shikon hotele të cilat nuk kane akses në plazh, energji elektrike e dobët dhe absurditetet në taksat mbi biznesin.

Po ashtu, Duma prezantoi zgjidhje përmes kontratës me qytetarin të Partisë Demokratike. Ajo premtoi se me programin ekonomik të Partisë Demokratike, biznesi do të ketë një vit amnisti nga gjobat, me qëllim rritjen e konsumit dhe rizgjimin e ekonomisë.

Duma u shpreh se me programin e Partisë Demokratike, këto afera korruptive me qëllim shfrytëzimin, do të marrin fund njëherë e përgjithmonë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit