Gripi i Shpendëve në Lushnjë, fermerit i ngordhën 60 pula brenda natës

Mos i humb

Isa Sinanit nga fshati Guri i Gomares në Divjakë i kanë ngordhur brenda një nate 60 pula.

Disa ditë më parë, kishte marre mjekim në farmacitë veterinere, por nuk mundi t’i shpëtonte. Bashkëshortja e tij, Mirsida Sinani pohon se pulat i ka gjetur të ngordhura brenda kasolles dhe mishi i tyre ishte në ngjyrë blu.

Ajo nuk bëri njoftim në organet përkatëse por një pjesë të shpendëve të ngordhur i hodhi në kanal dhe një pjesë, pasi i futi nëpër thaës, i hodhi në fushën e grumbullimit të mbetjeve.

Vaksinatori i zonës Divjakë, Ardian Kaja ka ardhur në banesën e çiftit Sinani dhe ka marrë analizat e gjakut nga shpendët e ngordhur.

Sipas tij, këto analiza do të dërgohen në Tiranë në institutin e veterinarisë për analiza. Deri tani në pamje të parë sipas zotit Kaja dyshohet se shpendët janë infektuar nga koksidoza ose mykplasmoza, dhe jo nga gripi i shpendëve.

Ky është rasti i parë i dyshimeve për rënien e gripit të shpendëve edhe në zonën e Divjakës.

Në fshatin Guri i Gomares jashtë mikrofonit shumë rritës të shpendëve treguan se pulat dhe zogjtë e tyre i kanë të sëmura dhe i tremben ngordhjes masive në ditët në vijim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit