“Gripi”, ministria e Bujqësisë ndalon shitjen e shpendëve të gjallë në tregje: Është i ulët rreziku i transmetimit te njeriu

Mos i humb

Pas përhapjes së gripit të shpendëve në tre njësi administrative të vendit, në Dajt, në Bujan të Tropojës dhe në Fushkrujë, Ministria e Bujqësisë ka urdhëruar ndalimin e tregtisë së shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në Shqipëri.

“Tregjet e gjësë së gjallë përbëjnë një rrezik sepse ne ju themi fermerëve që edhe në zonat e kuqe, por edhe në zonën e mbikqyrur që kafshët t’i mbajnë brenda kotecit ose të rrethuara me gardh në mënyrë që t’i ushqejnë vetë e njëjta gjë ndodh edhe me tregjet e gjësë së gjallë duke vajtur tufa të cilat mund të jenë të infektuara, infektojnë edhe kafshtë e tjera edhe në zonat që ne i kemi të pastra.” -u shpreh Ermira Gjeci, zv.ministre e Bujqësisë.

Zv.Ministrja e Bujqësisë thotë se Shqipëria ka ndaluar importin e shpendëve me mbi 14 shtete duke përfshirë edhe vendet fshqinje si Italia, Greqia dhe Kosova. Urdhri që prek shumë vende europine argumentohet me rritjen e shqetësimit për gripin e shpendëve, por sipas autoriteteve shqiptare risku i transmetimi tek njerëzit është i ulët.

“Shqipëria pavarësisht numrit të madh të vëndeve që janë përfshirë në urdhrin e fundit të ministers nuk ka marrëdhënie tregtie me pjesnë dërmuese të këtyrë vëndeve. Kryesisht marrëdhënit tregtare janë të lidhura me vendet fshqinje. Risku i transmetimit të këtij virusi tek njerëzit është shumë i ulët.”- thotë zv/ministrja Gjeci.

Një apel zv.ministrja e ka edhe për qytetarët: “Të gjitha produktet me origjinë shtazore përfshirë këtu dhe ato që vijnë nga shpendët duhet të gatuhen në temperaturë mbi 70 gradë celcius në mënyrë që të shmangim cdo rrezik të mundshëm. Nuk ka asnjë lloj problematike për transmetimin e saj me anë të ushqimit.”

Kush ka kontakt me kafshët, ministria e Bujqësisë thotë se duhet të zbatojë kushtet e higjenës dhe për cdo shqetësim të kontaktojë me 65 veterinerët zyrtarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit