Vrasje e grup kriminal, SPAK komunikon zyrtarisht akuzat për Ardian e Florenc Çapjan

Mos i humb

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit i ka komunikuar zyrtarisht akuzën Ardian Çapjas, nipit të tij, Florenc Çapja, dhe 4 personave të tjerë, të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri, në Elbasan, në vitin 2012.

Bëhet i ditur se cila thekson se prokurorët e SPAK iu kanë komunikuar akuzat e “vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 2 ose me shumë personave”, “grupit te strukturuar” dhe “armëmbajtje pa leje” Ardian Capjas, Ervis Bardhit, Olsi Lekut dhe Klajdi Dokollit.

Ardian Çapja u arrestua më 29 mars në Elbasan, ndërsa nipi i tij, Florenc Çapja është ende në kërkim nga policia.

Xhaxha e nip, akuzohen për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit në 2012.

Në gjurmët e tyre, policia ka rënë falë dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Ervis Bardhi, i cili mes të tjerash, ka thënë se Ardian Çapja i kishte ofruar 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit