Vranë dhe groposën në Malin me Gropa Eglantina Bucin, Prokuroria e Tiranës jep pretencën për babë e bir, ja sa vite burg kërkon

Mos i humb

Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për babë e bir Faik dhe Shkëlzen Buçi të akuzuar për vrasjen e vajzës dhe motrës së tyre Eglantina Buçi, trupi të cilës u gjet në malin me gropa më 14 shtator 2012, në vendin e quajtur “Mali i Fagut”, në komunën Shëngjergj.

Prokuroria kërkon dënimin me 25 vite burgim për Faik e Shkëlzen Buçin.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlzen Buçi për kryerjen e veprës penale vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 25 vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Faik Buçi për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 25 vite burg.

Deklarimin fajtor të Faik Buçit për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe dënimin me 1 vit burgim, në total me një dënim të vetëm prej 25 vitesh burg”, thuhet në pretencën e prokurorisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit