Delegatët e OBRM-PDUKM-së në Kongresin e jashtëzakonshëm të partisë që po mbahet këto dy ditë në Vallandovë, liderin e deritashëm Nikolla Gruevski e kanë zgjedhur si kryetar nderi të partisë.
Kjo përzgjedhje e Gruevskit erdhi menjëherë pas fjalimit të tij në Kongres, që u organizua si pasojë e shpalljes së dorëheqjes të parevokueshme nga posti i liderit të partisë. Pas kësaj delegatët votuan që ai të shpallet si kryetar nderi i OBRM-PDUKM-së. Përzgjedhja e Gruevskit u bë pa asnjë votë kundër./Telegrafi/