Grupi i PD ankimon ligjin e ndryshuar për komisionet hetimore

Mos i humb

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për komsionet hetimore. Anëtarët e Komisionit të Ligjeve kanë dorëzuar ankimimin në Gjykatën Kushtetuese. Pas dorëzimit të ankimimit, deputetja Dhurata Çupi është shprehur se kanë kërkuar pezullimin e lgjit derisa të shqyrtohet nga Kushtetuesja.

Dhurata Çupi: Për shfuqizimin e ligjit për komisionet hetimore dhe sigurisht dhe si masë paraprake kemi kërkuar dhe pezullimin e këtij ligji derisa të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Tashmë, opinioni publik është në dijeni. Opozita ka depozituar rreth 8 kërkesa për ngritjen e komisioneve parlamentare hetimore si instrument kryesor të pakicës parlamentare ose të opozitës në përgjithësi, si instrumentin kryesor për të kontrolluar pushtetin ekzekutiv dhe për të balancuar pushtetet.

Opozita është në një marrëdhënie të kufizuar me Kuvendin për shkak se mazhoranca nuk ka miratuar 8 kërkesat për ngritjen e komisoneve hetimore. Ka gjetur instrumentin tjetër, që në emër të mazhorancës të votojnë ligjin, ndryshimet e ligjit për komisionet hetimore. Është një ligj i miratuar në vitin 2000 me konsensus të gjitha palëve. Tani e ndryshojnë këtë ligj duke e kthyer dhe ligjin për komsionet hetimore në dorë të mazhorancës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit