Gucati e bën fajtore politikën për veteranët mashtrues

Mos i humb

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se në rastin për “veteranët e rrejshëm”, fajet i ka politika.

Sipas Gucatit për fryrjen e listave për veteranët e rrejshëm fajin nuk e kanë vetëm komandantët dhe Komisioni, por sipas tij edhe politika.

“Këtu nuk i kanë fajet vetëm komandantët, fajet i ka edhe politika. Unë nuk kam nevojë të flas me emra. Politika është dashur të jetë sot këtu bashkë me komandantët”, tha ai përcjell Insajderi.

Gucati ka thënë se e ka mirëpritur këtë seancë, pasi siç tha ai, “është mirë që sot është mbajtur kjo seancë dhe është dhe është ndarë shapi prej sheqerit”.

Theksojmë se seanca për “veteranët e rrejshëm”, ka dështuar ndërsa pritet të mbahet me 14 mars.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit