Guterres: Në Idlib duhet të shpallet menjëherë armëpushimi

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, pasi theksoi se janë të “shqetësuar thellësisht” nga tensioni në rritje në veriperëndim të Sirisë dhe nga humbja e jetëve të ushtarëve turq, përsëriti thirrjen për armëpushim në Idlib (AA).

Në një deklaratë me shkrim nëpërmjet zëdhënësit të OKB-së, Stephane Dujarric, sekretari Guterres njoftoi se po ndjek me shqetësim tensionet në rritje në veriperëndim të Sirisë dhe humbjen e jetëve të “dhjetëra” ushtarëve turq në sulmet ajrore.

“Në Idlib duhet të shpallet menjëherë armëpushimi”, deklaroi Guterres duke shtuar se tensioni ushtarak në rritje është shqetësues kryesisht për rrezikun ndaj civilëve.

“Nëse nuk kalohet menjëherë në veprim ka rrezik që tensioni të rritet edhe më shumë çdo orë”, ka vlerësuar ndër të tjera Guterres.

Sekretari Guterres më tej ka bërë të ditur se nuk duhet të ketë zgjidhje ushtarake për krizën në Siri dhe se mënyra e vetme e vazhdueshme është zgjidhja politike nën kontrollin e OKB-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit