Guterres: Urgjentisht të ulim emetimet për të parandaluar katastrofën klimatike

Mos i humb

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, bëri thirrje për reduktime “urgjente, të shpejta dhe gjithëpërfshirëse” të emetimeve të gazrave serrë për të ngadalësuar ngrohjen globale dhe për të parandaluar katastrofën klimatike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përpara seancës vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme, Guterres paralajmëroi qeveritë se ndryshimet klimatike po ndodhin më shpejt nga sesa ishte parashikuar dhe se emetimet e karburanteve fosile tashmë janë zvogëluar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Duke folur në prezantimin e raportit “Të bashkuar në shkencë 21”, i cili përmbledh përpjekjet aktuale për të luftuar ndryshimet klimatike, Guterres tha se ngjarjet e fundit ekstreme të motit, nga Uragani Ida në SHBA dhe përmbytjet në Evropën Perëndimore deri në valën vdekjeprurëse të nxehtësisë në Paqësorin veriperëndimor, konfirmojnë se asnjë vend nuk është i sigurt nga fatkeqësitë e lidhura me klimën.

“Këto ndryshime janë vetëm fillimi i situatave më të këqija. Nëse nuk ka një reduktim urgjent, të shpejtë dhe të gjithanshëm të emetimeve të gazrave serë, ne nuk do të jemi në gjendje të kufizojmë ngrohjen globale në 1,5 gradë Celsius. Pasojat do të jenë katastrofike”, u tha shefi i OKB-së qeverive për të përmbushur synimet e Marrëveshjes së Parisit 2015 për Klimën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit