“Habitet” Shpend Ahmeti, paguan faturë 1.5 milion euro

Mos i humb

Komuna e Prishtinës ka paguar gabimisht një shumë prej rreth 1.5 milionë eurosh të faturuara për mallra e shërbime. Kështu së paku thotë asambleistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta, transmeton gazetametro.net

Bazuar në gjetjet e Auditorit për Komunën e Prishtinës në vitin 2017, komuna e drejtuar nga Shpend Ahmeti ka paguar 1 milion e 571 mijë e 267 euro gabimisht kategoria e investimeve kapitale për mallra e shërbime.

“Në këtë raport thuhet se është konstatuar se për mallra dhe shërbime (për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbëruara, dezinsektimin e objekteve, naftë për ngrohje e të ngjashme, si dhe pagesa të ekzekutuara nga thesari për shpenzime të ndryshme operative) janë paguar gabimisht nga kategoria e investimeve kapitale.

Vlera totale e tyre është 1,823,140€, ku prej tyre 1,571,267€ kishin qenë gjithashtu të buxhetuara gabimisht”, thuhet në raport.

Ky raport thekson këto konkluzione:

1. Theksimi i Çështjes pasqyron dobësitë në kontrolle për ta konfirmuar klasifikimin e drejtë të shpenzimeve.

2. Planifikimi dhe realizimi i buxhetit, tek projektet kapitale mbetet sfida kryesore për komunën. Ata kishin realizuar vetëm 57% të buxhetit në ketë kategori.

3. Edhe pse në disa fusha kontrollet e brendshme ishin efektive, mangësi janë vërejtur në disa sisteme të rëndësishme financiare, si të hyrat, shpenzimet dhe llogaritë e arkëtueshme.

4. Përgjigja ndaj rekomandimeve të vitit paraprak nuk po adresohet ashtu siç kërkohet për zhvillimin dhe përmirësimin e organizatës.

5. Aranzhimet e qeverisjes që kanë të bëjnë me llogaridhënien, menaxhimin e rrezikut dhe raportimin menaxherial kanë shënuar progres, mirëpo ka hapsirë të zhvillohen më tutje. Aktiviteti i Auditimit të Brendshëm nuk ishte funksional për të mbështetë zhvillimet në këtë fushë./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit