Lideri i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar njoftoi se do të marrë pjesë në takimin e Komitetit ushtarak 5+5 i cili do të zhvillohet në Gjenevë për të biseduar mbi armëpushimin e përhershëm.
Misioni mbështetës i OKB-së (UNSMIL) për Libinë në një deklaratë nga llogaria në Twitter tha se përfaqësuesi special i OKB-së për Libinë, Ghassan Salame dhe ndihmësja e tij Stephanie Williams u takuan me Haftarin në rajonin Al-Rajma në lindje të Libisë.
Në takimin ku u diskutuan çështjet ekonomike dhe politike, Haftari ka thënë se forcat e lidhura me të do të marrin pjesë në takimin e Komitetit ushtarak 5+5 i cili do të zhvillohet në Gjenevë.
Në konferencën e zhvilluar në Berlin më 19 janar për Libinë, ishte vendosur formimi i një komiteti të përbërë me nga 5 përfaqësues nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) me legjitimitet ndërkombëtar dhe ajo e Haftarit si dhe zhvillimi i një takimi për të diskutuar mbi armëpushimin e përhershëm nën kujdesin e OKB-së.
Pala e GNA-së e kishte shprehur qëndrimin e saj për të marrë pjesë në këto bisedime ndërsa Haftari këtë proces e kishte lënë pa përgjigje.


