Haftar kërcënon haptazi procesin e armëpushimit në Libi

Mos i humb

Lideri i forcave jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, kërcënoi haptazi procesin e armëpushimit të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar, (AA).

Në një fjalim në një shesh të qytetit Benghazi në lindje të vendit, Haftar pohoi se nuk do të ketë armëpushim të qëndrueshëm dhe paqe.

“Është çështje çastesh kur do ta marrim kontrollin e Tripolit. Në Libi nuk do të ketë paqe dhe armëpushim permanent pa pastrimin e plotë të milicive në gjithë vendin”, u shpreh gjenerali renegat libian.

Ai tha se marrëveshja nuk do të jetë e mund mbi principe të caktuara derisa të merret kontrolli mbi Tripolin dhe pretendoi se “Turqia dërgon mercenarë në Libi”.

Ndryshe, përkundër një marrëveshje armëpushimi të pranuar më 12 janar me propozim të Turqisë dhe Rusisë, milicitë e Haftarit vazhdojnë ta shkelin atë dhe të kryejnë sulme në Tripoli.

Forcat e Haftarit me bazë në Libinë lindore filluan një fushatë ushtarake në prill për të kapur Tripolin nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e njohur ndërkombëtarisht, por deri më tani nuk kanë arritur të përparojnë përtej periferisë së qytetit.

Që nga rrëzimi i ish-liderit libian Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qendra pushteti, një në Libinë lindore e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilën është i lidhur edhe gjenerali puçist Haftar, dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen ndërkombëtare atë të OKB-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit