![]()
Një komandant libian sot ka akuzuar Khalifa Haftarin i cili komandon me forcat rivale në lindje të Libisë se ka sjellë forca të jashtme për të sulmuar kryeqytetin Tripoli.
“Ka informacione të inteligjencës rreth nisjes së sulmeve ajrore (ndaj Tripolit) duke sjellë palë të huaja (Në Libi)”, tha Osama al-Juwaili, komandant i Zonës Perëndimore ushtarake të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të njohur nga OKB-ja.
Megjithatë, ai nuk sqaroi identitetin e forcave të huaja, duke thënë se forcat e tij kanë ndërmarrë “masa të paparashikueshme” kundër sulmeve të mundshme.
Që nga fillimi i muajit prill, forcat besnike të komandantit Haftar filluan një fushatë të gjerë për të marrë nën kontroll kryeqytetin Tripoli nga GNA.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përleshjet mes dy palëve kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 1.000 personave dhe plagosjen e rreth 5.000 të tjerëve.
Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO-ja çoi në përmbysjen dhe vdekjen e ish-presidentit Muamar Gadafi pas më shumë se katër dekadash në pushtet.
Që atëherë, në vendin e pasur me naftë janë krijuar dy qendra të pushtetit: një në lindje të vendit, me të cilën udhëheq Haftari, dhe GNA e mbështetur nga OKB-ja në Tripoli.


