Hahn flet për taksën ndaj Serbisë, thotë se duhet të hiqet

Mos i humb

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka mbajtur konferencë për media pas takimeve me krerët e shtetit të Kosovës.

Ai  ka thënë se Bashkimi Europian ishte i befasuar dhe zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e tarifave doganore për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.

“Kemi qenë të befasuar dhe të zhgënjyer me vendosjen e tarifave doganore ndaj Serbisë dhe kjo nuk duhet të mbetet në fuqi, por të fokusohemi në fushat e lartpërmendur dhe jemi në BE jemi në dijeni për vështirësitë aktuale në tregëti dhe në të gjitha takimet e mia kam propozuar që të fokusohemi në zgjidhjen e çdo gjëje që kanë të bëjë me tregtinë ndërmjet dy vendeve”, ka thënë Hahn.

Për me tepër, Hahn theksoi se elementi kyç për të ecur përpara është zhvillimi ekonomik, e për këtë nuk duhet të ketë barriera ndër rajonale.

“Njëra nga kriteret kyçe për tu bashkuar në BE është të fokusohemi në dialogun me Serbinë dhe të punohet për integrim në Evropë. Një prej elementeve për të ecur vendi përpara është  zhvillimi ekonomik i cili po del të jetë pengim ndër rajonal. Jam në dijeni unë dhe gjithë BE-ja për tregtinë momentale në Kosovë”, u shpreh Hahn.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit