Hahn për demarkacionin: Tani është momenti për të vepruar

Mos i humb

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn, e ka bërë të qartë se ratifikimi i Demarkacioni me Malin e Zi nuk do të bëhet më i lehtë me kalimin e kohës dhe thotë se tani është momenti për të vepruar.

Hahn, i cili po qëndron në Prishtinë bashkë me Përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, në një shkrim në rrjetin social Twitter, Johannes Hahn, ka shkruar për debatin që e zhvilluan më herët në Bibliotekën Kombëtare.

“Gjatë dialogut me qytetarët në Prishtinë: kriteret e liberalizimit të vizave janë të përshtatura. Vendimtar është trajtimi i dy kritereve të mbetura. Demarkacioni i kufirit nuk do të bëhet më i lehtë me kalimin e kohës. Tani është momenti për të vepruar”, ka shtuar Hahn./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit