Hajdaraga takon konsullin e ri të Greqisë në Korçë: Forcojmë marrëdhëniet dypalëshe

Mos i humb

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me konsullin e përgjithshëm të Greqisë në Korçë, dr. Asterios Bouzias, i cili merr detyrën e tij diplomatike në këtë qytet me rëndësi historike dhe kulturore.

Ambasadorja Hajdaraga uroi konsullin për misionin e ri, ndërsa theksoi angazhimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“U takova me Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Korçë, Dr. Asterios Bouzias, i cili merr detyrën e tij diplomatike në këtë qytet me rëndësi historike dhe kulturore. I urova suksese në misionin e ri dhe theksova angazhimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Greqisë”, u shpreh Hajgaraga.

Konsullata e Përgjithshme e Greqisë në Korçë ka në juridiksion Korçën, Pogradecin, Devollin dhe Kolonjën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit