Hajdutët në Gjilan futen në xhami, vjedhin 2000 euro

Mos i humb

Persona të panjohur janë futur në objektin e Bashkësisë Islmae në Gjilan dhe kanë vjedhur nga aty 2000 euro.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan ka njoftuar Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se nga aty duke dëmtuar dyert e objektit kanë vjedhur 2000 euro.

Policia ka bërë të ditur se tani janë duke e hetuar rastin.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në brendi të objektit të Bashkësisë Islame dhe nga një zyrë kanë vjedhur 2000€ dhe kanë dëmtuar dy dyer të objektit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit