Hakerët kinezë vjedhin të dhënat e ushtrisë amerikane

Mos i humb

 

Hakerët kinezë kanë vjedhur të dhëna shumë të ndjeshme të sigurisë nga kompania e cila është realizuese e një projekti sekret për Marinën Amerikane.

Televizioni britanik BBC ka publikuar lajmin se hakerët pranë qeverisë kineze kanë sulmuar kompaninë e cila ka kontratë me një organizatë ushtarake, e cila merret me hulumtimin në fushën e zhvillimit të nëndetëseve dhe arsenalit nënujor.

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar për “Washington Post” se ndër të dhënat e vjedhura janë edhe planet e projektit të raketave supersonike, ndërsa CBS News thekson se sulmet kibernetike kanë ndodhur në janar dhe shkurt të këtij viti.

Po ashtu thuhet se në mesin e të dhënave të vjedhura janë edhe planet për sistemet raketore, të cilat ishin planifikuar të vendosen në nëndetëset amerikane deri në vitin 2020.

Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka nisur një hetim në lidhje me rastin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit