Hallvasia, Burimi i Ëmbël i Kalciumit – Receta e Përgatitjes

Mos i humb

Hallvasia është një ëmbëlsirë me bazën e farave të susamit që e ka origjinën në jetë Perandorinë Bizantine.

Më pas ajo u  trashëgua dhe u përhap në të gjitha vendet e Lindjes, përfshirë Perandorinë Osmane, shefat e kuzhinës së të cilës e pasuruan recetën fillestare me përbërës tradicionalë siç janë farat e pishës.

Fjala ‘halvah’ në arabishten e vjetër do të thotë ‘ëmbëlsi’ dhe pse mënyrat e përgatitjes janë të larmishme, diçka që mbetet e njëjtë është shija e mrekullueshme.

Baza e hallvasisë është salca e farave të susamit e cila përdoret gjërësisht në gatime të ndryshme duke u përzier me ujë, lëng limoni, hudhër dhe erëza.

Ajo është pjesë përbërëse edhe e salcës së qiqrrave që e njohim si humus, ose asaj të patëllxhanëve.

Hallvasia, Burimi i Shijshëm i Kalciumit

Hallvasia është e pasur me kalcium sepse përmban fara susami.

Një grusht me fara susami ka tri herë më shumë kalcium se një gotë qumështi.

Kalciumi ndihmon në parandalimin e problemeve me qelizat e dëmshme të zorrës së trashë, osteoporozës, migrenës dhe problemeve menstruale.                                                                                                                                                Farat e pastruara përmbajnë 110 mg kalcium për çdo 100 gramë. 

Ato të papastruara janë shumë më të pasura me kalcium sepse në 100 gramë ofrojnë 1160 mg kalcium, që përbën sasinë më të lartë të këtij minerali nga një burim ushqimor.

Si Ta Përgatisni Hallvasinë Në Kushtet e Shtëpisë

Nëpërmjet kësaj recete do të mësoni sa e lehtë dhe sa e thjeshtë është jo vetëm të gatuani hallvasinë por edhe të përfshini farat në gatim.

Përbërësit:

1 filxhan e gjysmë  fara susami organike

1 lugë gjelle mjaltë

4-6 lugë gjelle ujë të pijshëm.

Sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak kakao apo arra.

Përgatitja:

Hidhini farat e susamit në një mikser deri sa ato të bëhen pluhur.

Pluhurin e farave të susamit transferojeni më pas në një enë tjetër dhe përziejeni me mjaltin.

Shtoni më pas 4-6 lugë gjelle ujë dhe përziejeni derisa të formohet një lloj brumi të cilit i jepni formën që ju pëlqen

Futeni atë në frigorifer që të ngurtësohet dhe më pas prijeni me feta.

Hallvasia qëndron në frigorifer për një javë ndërsa në ngrirje më gjatë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit