Hamas lavdëron reagimin e Turqisë ndaj masakrës në Gaza

Mos i humb

 

 

 Zëdhënësi i Hamasit, Sami Ebu Zuhri, tha se vlerësojnë reagimin e shpejtë të Turqisë ndaj masakrës së Izraelit në Gaza.

Ebu Zuhri, i cili gjendet në Mauritani për të marrë pjesë në aktivitete solidariteti me Palestinën, tha se kërkesa e Ankarasë nga që ambasadori izraelit Eitan Naeh të kthehet në vendin e tij përputhet me qëndrimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, dhe zyrtarëve të tjerë turq.

“Populli turk vërshoi rrugët menjëherë pas masakrës. Kjo ishte gjë e veçantë”, tha Ebu Zuhri.

“Ne e vlerësojmë këtë qëndrim të madh të Turqisë, ndërsa duam që ky qëndrim të forcohet tutje me dërgimin e ndihmave mjekësore të nevojshme në Gaza, sepse problemi i bllokadës në Gaza ende vazhdon”, shtoi Ebu Zuhri.

Ndryshe, të paktën 62 palestinezë u martirizuan dhe mijëra u plagosën me armë zjarri nga forcat izraelite përgjatë kufirit të Rripit të Gazës gjatë protestave të së hënës për përkujtimin e përvjetorit të Nakbas dhe kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit