Irani kritikon sanksionet “e paligjshme” të SHBA-së

Mos i humb

 

 

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif sot kundërshtoi sanksionet e SHBA-së kundër guvernatorit të Bankës Qendrore të Iranit si “të paligjshme”.

“Ashtu si çdo masë tjetër, veprimi i SHBA-së është i paligjshëm dhe jolegjitim në këtë drejtim”, citohet të ketë thënë Zarif për agjencinë zyrtare të lajmeve IRNA.

Të martën, Thesari amerikan i Shtetit vendosi sanksione ndaj guvernatorit të Bankës Qendrore të Iranit, Valiollah Seif dhe zyrtarit të bankës Ali Tarzali, duke i akuzuar ata për fshehjen e parave në emër të Forcave Kuds, krahu i jashtëm i Gardës Revolucionare të Iranit.

Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve të tyre në SHBA dhe ndalimin e kompanive amerikane që të bëjnë biznes me ta.

Sanksionet e reja erdhën menjëherë pas tërheqjes së Washingtonit në fillim të këtij muaji nga marrëveshja bërthamore me Iranin, të cilën presidenti amerikan Donald Trump e quajti atë si “marrëveshja më e keqe” që kishte parë ndonjëherë.

Nën marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, Teheranit iu siguruan miliarda dollarë si lehtësim nga sanksionet financiare në këmbim të frenimit të programit të saj bërthamor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit