Hamas liron 2 nga 6 pengjet izraelite

Mos i humb

2 nga 6 pengjet izraelite u liruan nga Hamasi mëngjesin e së shtunës.

Kryqi i Kuq i dërgoi ata përtej kufirit, ku do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore përpara se të bashkohen me familjet e tyre.

Turmat e mbledhur në Tel Aviv brohoritën ndërsa Avera Mengistu, i cili u kap nga Hamasi në 2014 dhe Tal Shoham, 40 vjeç, u liruan.

Katër pengje të tjera pritet të lirohen në Nuseirat në Gazën qendrore.

Në këmbim, Izraeli do të lirojë 602 të burgosur dhe të paraburgosur palestinezë.

Ky është lirimi i fundit në këtë fazë të parë të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit e cila hyri në fuqi më 19 janar.
Faza e dytë synon vendosjen e një armëpushimi të përhershëm me pengjet e mbetura të gjallë në Gaza që do të shkëmbehen me më shumë të burgosur palestinezë dhe një tërheqje të plotë të forcave izraelite.
Negociatat për fazën e dytë do të nisin këtë javë.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit