Hamdallah: 14 palestinezë të martirizuar që nga “Deklarata e Trumpit”

Mos i humb

Kryeministri palestinez, Rami Hamdallah, ka theksuar se të paktën 14 palestinezë janë martirizuar që kur presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e njohu Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”.

Sipas kryeministrit Hamdallah, të 14 palestinezët janë vrarë me municione të vërteta ose vdiqën në paraburgim izraelit për shkak të politikës së qëllimshme të neglizhencës mjekësore të Izraelit.

Më tej, Hamdallah pohoi se deri në 1.200 palestinezë, duke përfshirë mbi 300 të mitur, ishin arrestuar nga autoritetet izraelite për të njëjtën periudhë.

“Ne ruajmë të drejtën tonë historike për të jetuar në një shtet sovran të vendosur në kufijtë e vitit 1967 me Kudsin si kryeqytet të tij”, tha kryeministri Hamdallah, duke përsëritur angazhimin e udhëheqjes palestineze për një “zgjidhje me dy shtete”.

Më 6 dhjetor të vitit të kaluar, presidenti amerikan njohu Kudsin Lindor si “kryeqytet të Izraelit”, duke shkaktuar kundërshtime dhe protesta në të gjithë botën arabe dhe muslimane.

Kudsi mbetet në zemër të konfliktit të Lindjes së Mesme, me palestinezët duke shpresuar që Kudsi Lindor, i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967, përfundimisht të shërbejë si kryeqytet i një shteti palestinez./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit