“Hapësira ajrore e Iranit është e sigurtë”

Mos i humb

Pasiqë Irani rrëzoi fluturaken amerikane pa pilot mbi Ngushticën e Hormuzit, disa kompani ndërkombëtare të aviacionit shprehën shqetësime dhe njoftuan se nuk do të përdorin hapësirën ajrore të Iranit.

Irani njofton se hapësira e saj ajrore është e sigurtë.

Reza Jafarzadeh, zëdhënësi i Zyrës të Aviacionit Civil, u drejtua me rastin e vendimit të disa kompanive ajrore ndërkombëtare për të mos fluturuar në hapësirën ajrore të Iranit.

“Hapësira ajrore e Iranit është e hapur për fluturimin e të gjitha kompanive ajrore. Ne deri më tani nuk kemi pranuar çfarëdo informacioni për ndryshimin e rrugës ajrore të cilësdo kompani ajrore që përdor hapësirën ajrore të Iranit”, ka thënë Jafarzadeh.

Ai nënvizoi se hapësira ajrore e Iranit në bazë ditore përdoret nga rreth 1.000 avionë.

Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) lëshoi ​​një urdhër emergjence të enjten për të ndaluar linjat ajrore amerikane nga fluturimi mbi hapësirën ajrore të kontrolluar nga Irani. Masa erdhi disa orë pasi ushtria iraniane rrëzoi një fluturake amerikane pa pilot mbi Ngushticën e Hormuzit.

Urdhri i emergjencës vlen edhe për Detin Hormuz dhe Gjirin e Omanit, të cilat kohët e fundit janë kthyer në një arenë të rritjes së tensioneve ndërmjet Washingtonit dhe Teheranit. Si Irani ashtu edhe SHBA-të vënë në diskutim vendndodhjen e fluturakes.

Irani pretendon se fluturakja pa pilot është rrëzuar në hapësirën e saj ajrore, ndërsa SHBA-të deklarojnë se fluturakja ishte në hapësirën ​​ajrore ndërkombëtare.

FAA shprehu shqetësim lidhur me aktivitetet ushtarake në afërsi të rrugës së shumë avionëve civilë dhe gatishmërinë e Teheranit për të përdorur raketa në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

SHBA-të kanë rritur praninë e saj ushtarake në Lindjen e Mesme duke vendosur sistemet sulmese, artileritë dhe raketat Patriot, duke përdorur kërcënimet nga Irani si arsyetim i këtyre lëvizjeve.

Royal Airlines (KLM), British Airways, Air France, Lutfhansa, Qantas, United Airlines, Malaysia Airlines dhe Singapore Airlines njoftoi dje se nuk do të fluturojnë mbi Ngushticën e Hormuzit për arsye sigurie.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit