Stamboll
İZZET TAŞKIRAN
I gjithë trafiku ajror në vitin 2019 që përfshin udhëtimet e kryera nga përdorimi i aeroporteve në Turqi dhe fluturimet tranzit duke shënuar një rritje me 13.071 në krahasim me një vit më parë ka arritur në 2 milionë e 30 mijë e 291, shifër kjo e cila tregon se hapësira ajrore turke është përdorur nga 232 avionë në orë, (AA).
Sipas të dhënave që gazetari i AA-së ka përpiluar nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme e Autoritetit Shtetëror të Aeroporteve (DHMI), mësohet se hapësira ajrore turke prej rreth 1 milionë km katrorë ka lënë pas një periudhë intensive nga pikëpamja e udhëtimeve të kryera në të gjithë aeroportet në vend dhe nga kalimet tranzite.
Vitin e kaluar në aeroportin Atatürk u kryen gjithsej 138.239 fluturime nga të cilat 38.818 në linjat e brendshme dhe 99.421 në linjat e jashtme.
Në po të njëjtën periudhë nga aeroporti Sabiha Gökçen u zhvilluan gjithsej 235.072 fluturime prej të cilave 135.161 në linjat e brendshme dhe 99.911 në linjat e jashtme.
Ndërsa në aeroportin e Stambollit i cili filloi të ofrojë shërbim me kapacitet të plotë më 7 prill 2019 e deri në ditën e fundit të vitit janë kryer 329.799 fluturime prej të cilave 82.325 nga linjat e brendshme, dhe 247.474 në linjat e jashtme.
Nga aeroporti Esenboğa i Ankarasë janë zhvilluar gjithsej 99.216 fluturime, prej të cilëve 79.330 në linjat e brendshme dhe 19.886 nga linjat e jashtme.
Në vitin 2019 në aeroportin Adnan Menderes në qytetin Izmir janë kryer 83.192 fluturime nga të cilat 59.471 në linjat e brendshme dhe 23.721 në linjat e jashtme.
Ndërsa në aeroportin Antalya i cili ka rritur me 20.376 fluturimet e tij krahasim me një vit më parë theksohet se janë kryer gjithsej 211.936 udhëtime prej të cilave 51.683 në linjat e brendshme dhe 160.253 në linjat e jashtme.
Me 1 milionë e 553 mijë e 501 udhëtime të kryera në të gjithë aeroportet në Turqi, vitin e kaluar kanë udhëtuar gjithsej 209 milionë e 92 mijë e 548 udhëtarë përfshirë udhëtarët nga linjat e brendshme dhe të jashtme.
Vitin e kaluar është rritur edhe “Overflight”
Vitin e kaluar është rritur edhe trafiku në hapësirën ajrore të Turqisë nga pikëpamja e fluturimeve ajrore tranzit (Overflight) të cilat konsiderohen “përshkrimi i hapësirës ajrore nga mjeti ajror pa kryer ndonjë ulje në vend”.
Theksohet se vitin e kaluar përmes hapësirës ajrore të Turqisë kanë kaluar për overflight 476.790 avionë. Ndërsa për periudhën e një viti para kësaj ishte reflektuar se hapësira ajrore turke ishte përdorur për kalime tranzit nga 473.051 avionë.
Nëse fluturimeve të kryera nga aeroportet i shtojmë edhe fluturimet e kalimeve tranzit, numri i avionëve që kanë përdorur hapësirën ajrore të Turqisë vitin e kaluar regjistrohet të jetë 2 milionë e 30 mijë 291 avionë. Ndërsa kjo shifër në vitin 2018 ka qenë në 2 milionë e 17 mijë e 220.


