Hapet Panairi i Vetëpunësimit 2019

Mos i humb

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim më Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë organizuar “Panairin e Vetëpunësimit 2019”.

I pranishëm në këtë panair ishte edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, i cili u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që janë të papunësuar të vizitojnë zyrët e vetëpunësimit në të gjitha komunat e Kosovës dhe të gjejnë punë.

Ndër të tjera ministrit Reçica, premtoi mbështetje për vetëpunësim si dhe subvencionim në paga.

“Sot bashkërisht me UNDP jemi implementues të shumë projekteve. Njëri nga projektet që ka dhënë rezultate të mëdha është vet punësimi. Rezultatet e punës së tyre i kanë të plasuar në këtë panair. Të gjithë qytetarët që janë punëkërkues të vizitojë zyrët e vetëpunësimit dhe të gjejë veten në tregun e punës. Këtu janë mbi 50 biznese që janë mbështetur vitin e kaluar. Siguroj secilin qytetar se nuk do të ndalemi me këto projekte do të ju qëndrojmë pranë në tregun e punës, subvencionim  të pagës. Vizitoni zyrat e vetëpunësimit në secilin komunë, do të gjeni punë”, u shpreh Reçica.

Ndërsa, Udhëheqëse e Agjencisë së Punësimit, Valbona Bogujevci, bëri të ditur se 250 qytetarë mund të jenë pjesë e këtij  panairi, i cili do të ju mundësoj punësim si dhe ndihmë në bizneset e tyre.

“Asistojë të rinjtë që të vendosin bizneset e veta të vogla në një vend më të qëndrueshëm. Përmes këshillave gjatë gjithë procesit qoftë në procesin e aplikimit qoftë mbasë atij. Procesi që është përzgjedhës është transparent. Për vite me radhë kemi arritur jo vetëm të përzgjedhim njerëz me aftësi profesionale por që bizneset e tyre të qëndrojnë me vite me radhë në treg. 250 do të jetë numri i punëkërkues që janë jashtë tregut të punës që kanë vështirësi për punë”, tha Bogujevci.

Ndryshe, panairi i vetëpunësimit do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët nga dita sotme e deri me datën 8 korrik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit