TELKOS merr pjesë në panairin ndërkombëtar në Gjermani

Mos i humb

Kompania TELKOS çdo ditë e më shumë po vazhdon të tregoj suksese të mëdha.

Së fundmi kjo kompani ishte pjesëmarrëse në panairin ndërkombëtar ‘ANGA’ të telekomunikimeve që është mbajtur në Koln të Gjermanisë.

Të pranishme në këtë panair ishin edhe kompanitë lidere e botërore e pa dyshim që aty nuk mungoi as kompania nga Kosova TELKOS, pronarë të së cilës u njoftuan për teknologjinë më të sofistikuar.

Telkos group përmes këtij panairi ka për qëllim të sjell  teknologjitë me të reja dhe me inovative në Kosovë, edhe pse kjo kompani mund të themi se është renditur në kompanitë me të besueshme në vend duke mbuluar gjithë territorin e Kosovës me internetin me të avancuar dhe me të shpejtë.

Ndryshe, ‘’Ne vijmë me shpejtësinë e dritës’’, është motoja e kompanisë së parë në vend TELKOS  që sjell rrjetin kabllor me fije optike.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit