“Hapim garë të pashpallur ndonjëherë”, Berisha tregon udhëzimin e Kryesisë për regjistrimin në primaret, i hapur me aleatet: Mirëpresim çdo sugjerim!

Mos i humb

Kryesia e PD ka hartuar një udhëzim mbi modalitetet e pjesëmarrjes së simpatizantëve në primaret e PD për pushtetin vendor dhe afatet.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë kryetari i PD-së, Sali Berisha. Ai ftoi aleatët e tij se mirëpresin çdo sugjerim.

“Votën e merrnin në dorë patronazhistët.

Beteja për votën në PD dhe të opozitës, është një betejë për idealet më të larta demokratike.

Është betejë për të vendosur në themel të shtetit ligjor vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë.

Në këtë kontekst, udhëzuesi parashikon, ka dhe datat e veprimeve konkrete. Janë zhvilluar dhe do zhvillohen takime intensive me aleatët tanë.

Kanë sugjerime të drejta, kanë propozime të arsyeshme dhe theksoj se këtu që mirëpriten të gjitha sugjerimet e tyre, kandidaturat e tyre. Hapim garë të pashpallur ndonjëherë”, tha Berisha.

“Në mënyrë të padiskutueshme ne hapim një garë të paparë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj. Suksesi i kësaj gare është sukses për PD dhe demokracinë në Shqipëri.

Ftoj ju kryetarët e grupeve , anëtarët e grupeve të punës të bëjnë promovimin tek anëtarësia jonë, tek simpatizantët por edhe tek qytetarët  të këtij procesi.

Do të thoja një hap i rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë në vend. Sot jemi në situatë kritike, e cila kërkon një angazhim të fuqishëm në procesin  e primare dhe një përpjekje po kaq të fuqishme për t’ju përgjigjur thirrjeve të qindra mijërave të revoltuarave të qytetarëve për organizimin e protestave.

Unë kuptoj të gjithë ata qytetarët që nuk kanë mirëpritur shtyrjen e protestave.

E shohin protestën si një domosdoshmëri ndaj  një qeverie që nuk njeh ligj, normë e standard.

Një qeveri që me veprimet e saj vjedh qytetarët shqiptarë, shkelmon mbi të drejtat e tyre dhe de facto shkelmon mbi interesin kombëtar të shqiptarëve. Nuk mund të vazhdohet më tutje. Një njeri që mashtron në çdo gjë, kërcënon me arrogancë çdo kërkesë të drejtë.

Një injorant që mburret se nuk ka master e dektoratë. ndërpreu për 8 vite doktorata në universitetet e vendit, duke harruar se është komponent jetik. Kalon nga takimi në takim dhe rreh gjoksin duke thënë se nuk ka as master e as doktoratë.

Por nuk ke sepse nuk ke mend, dhe tani gjithë këtë duf ua nxjerr pedagogëve. çfarë është ky, çfarë produkti është ky. Edhe thotë le të rrinë ata me 5-6, nuk e lëvizin mesataren.

O do të lëvizësh mesataren ose do të ikësh. U thotë të rinjve nuk e ul mesataren.

Nuk mund të konceptohet të kalojë njeriu deri këtu. Ka konceptin e etërve të tij që ishin për arsimin selektiv”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit