Haradinaj-BE-së: Po na ftoni për dialog por po na e shtyni liberalizimin

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë një konference për media ka komentuar takimin e sotëm të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me homologun e tij serb Aleksander Vuçiç. Sipas Haradinajt për ketë takim Thaçi duhet të jep hollësi për dialogun e jo të veprojë krye në vete.

“Takimi i radhes mes Thaçit dhe Vuçiqit është një agjend ekzistuese e zonjës Mohgerini. Nuk di sakt se cilat tema do ti shtrojn” tha Haradinaj duke i kujtuar Thaçit se derisa BE po bënë thirrje për dialog me Serbinë në anën tjetër qytetarëve të Kosovës po u shtyhet liberalizimi, andaj sipas tij Thaçi duhët të jetë i matur me veprimet e tij karshi Vuçiçit.

“Ajo që më bënë përshtypje është që menqënse dialogut po i jepet kaq rëndësi në vazhdimësi edhe nga palët e tjera, atëherë mund të them që Kosova duhet të tregohet shumë e aplikueshme për dialog edhe do të ishte shumë keq psh në rastin konkret të njërës palë të dialogut, në këtë rast të Kosovës edhe Thaçit t’i thuhet hajde ti në dialog  por qytetarët e tu smarrin liberalizim. Edhe mandej Thaçi duhet me analizu vetë se çka duhet me bo, a duhet me vazhdu me shku për takime, a duhet me pranu që çdo agjend e vendit të vetë me ju bart në disponimin e vendit fqinj. Imagjinoni sikur e tërë agjenda e serbisë të mvaret nga disponimi i Prishtinës ose anasjelltas, pra duhet me i dhonë një qartësi se çka është dialogu”, tha Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit