Pse i shkarkoi drejtorët e VV, flet Shpend Ahmeti

Mos i humb

Kyetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkarkimet e drejtorëve të Vetëvendosjes nuk i quan politike dhe përjashton se ato janë bërë si përgatitje të terrenit për koalicion me PDK-në, por thotë se vendimi për shkarkim është bashkëpunimi i pamundshëm me Vetëvendosjen.

Shpendi arsyeton veprimin e tij, derisa hedh fajin tek Vetëvendosja që nuk është bashkëpunuese.

I pyetur nga Kosova Post, nëse këto shkarkime i prijnë rrugës për një kolacion me PDK-në, i pari i Prishtinës mohon një gjë të tillë, duke thënë se nuk ka pasur asnjë diskutim lidhur me koalicionin.

“Absolutisht jo, e kam bërë të qartë se nuk ka pasur diskutime dhe as nuk do të ketë diskutime lidhur me kolacionin me PDK në Prishtinë. Situata në relacion me VV është bërë e pa qëndrueshme, u bën 5 muaj që iu kam dërguar ofertë zyrtare për të bashkëpunuar sepse Vetëvendosje ka numrin më të madh të drejtorive dhe kam menduar se nëse bashkëpunimi do tëjetë i mirë atëherë të emëroj edhe drejtorin e gjashtë po nga Lëvizja Vetëvendosje. Mirëpo përveç që nuk kanë dhënë përgjigje për ofertën bashkëpunuese, ata kanë vazhduar me sulme të përditshme të aktivisteve por dhe të komunikatave zyrtare”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se nuk mund ta sakrifikojë Prishtinën për shkak të inateve personale.

“Ata nuk kanë votuar asnjë propozim të cilin e kam dërguar, përkundrazi kanë bërë edhe shumë gjëra tjera, por kjo nuk është për tu viktimizuar, por thjesht se nuk munden me menaxhuar këtë situatë kështu të në këtë mënyrë, është e paqëndrueshme. Derën e kanë hapur kur të janë gati që të diskutojnë për bashkëpunim, megjithatë nuk mund ta sakrifikojmë Prishtinën për shkak të inateve dhe egove personale”, tha Ahmeti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit