Haradinaj e Thaçi zhvillojnë bisedë të frytshme me Macronin

Mos i humb

 

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj po zhvillojnë takime me liderë europianë në Bullgari ku kanë shkuar për të marrë pjesë në Samitin e Sofjes.

Edhe pse po zhvillojnë takime qosheve dhe në këmbë, presidenti e kryeministri po na njoftojnë se ato po janë mjaft të frytshme. I fundit ishte ai me Presidentin francez, Emmanuel Macron.

Kryeministri Haradinaj ka njoftuar se sot bashkë me Thaçin kanë pasur një takim të frytshëm me Presidentin francez.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Në margjinat e Samitit të Sofjes, një takim i frytshëm me Presidentin francez, Emmanuel Macron, ku bashkë me presidentin Thaçi po e përfaqësojmë Kosovën.

Franca në 20 vitet e fundi ka bërë shumë për Kosovën dhe tani, derisa po bëhemi gati për tu bashkuar me familjen evropiane, ky raport duhet të thellohet më shumë në të gjitha fushat me synim të vetëm përmbushjen e kushteve dhe standardeve evropiane përgjatë procesit integrues.

Kosovës nuk do t’i mungojë në asnjë rrethanë përkushtimi dhe vendosmëria në rrugëtimin e saj drejt BE-së./Kp/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit