Haradinaj: Fetahaj ishte një patriot luftëtarë që sakrifikoi për atdheun!

Mos i humb

Me rastin e ditës së rënies së heroit Xhemajl Fetahaj, është mbajtur Akademia Përkujtimore në Prishtinë, ku i pranishëm përveç personalitetev tjera ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj i cili vlerësoi lartë sakrificën e heroit të vendit.

Kryeministri Haradinaj, duke folur për personalitetin dhe heroizmin e herojit, theksoi se Xhemajl Fetahaj ishte heroi i vendit, luftëtar e komandant i cili si një patriot ka sakrifikuar për atdheun e vet.

“Janë tre emra që bëjnë historinë tonë në mënyrën e vet, këta tre emra janë të pandashëm Agim Ramadani, Sali Qekaj dhe Xhemajl Fetahaj. Bashkohen në Koshare që të tre flijohen për atdheun e vet, i bashkoj një qëllim, një komb një fe. Njerëz që janë flijuar për atdhe, por këta tre burra në mënyrë e vet arrijnë dimensionin e flijimit. Xhemajl Fetahaj i ka përmbushë parametrat të një luftëtari shqiptar, komandanti të luftës sonë dhe një patrioti që në momente vendimtare është sakrifiku për atdheun ”, ka thënë Haradinaj.

Më pas Haradinaj tha se ky shembull na mban të jemi bashkë në këtë rrugë dhe së shpejti të hyjmë në familjen e Bashkimit Evropian.

“Nëse vetëm pak e respektojmë shembullin e tyre rruga e atdheut tonë e kombit tonë dhe e ardhmja do të jetë e ndritur. Ne kemi vetëm një të ardhme që të jetojmë të lirë dhe ne kemi vetëm një përspektiv në botë  duke qëndruar besnik ndaj atyre që kanë qenë besnik në kohërat tona më të vështira të rrezikut tonë, Amerikën”, u shpreh me tutje Haradinaj.

Ai ndërkaq ka vë në pah se Kosova nuk do t’i ndahet rrugës për integrime në miqësi të përhershme me Amerikën.

“Sot ne këtu në rrugën tonë duke ju shërbye këtij shembulli, mund ti a garantojmë të drejtën tonë të jetojë të lirë, të jetojë në demokraci dhe me i taku familjes së popullit të lirë euroatlantik dhe me e forcu miqësinë me Amerikën”, u shpreh Haradinaj duke ftuar që të gjithë të mos ju ndahen kësaj rrugë”, ka thënë Haradinaj, raporton Kosova Post.

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi tha se lufta për Fetahajn ka qenë nder i thirrjes ndaj atdheut.

“Secili luftëtar, dëshmor në Koshare ka pasur vullnet për të bërë një rrugë të gjatë dhe kanë kaluar edhe oqeane për të arritur në këtë fushëbetejë. Asnjë prej nesh nuk ka qenë rastësi që kemi qenë për të bashkuar gurët për të bërë kalanë që të mos rrëzohet dhe të qëndrojë pas nesh”, ka thënë Gashi.

Ndërsa Erza Fetahaj e bija e Xhemajl Fetahajt, tha se sa herë që kërkon atdheu, ajo dhe familja e saj do të ndjekin shembullin e babait të saj, dhe do të sakrifikojnë jetën për t’i qëndruar besnik atdheut. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit