Haradinaj ftohet në shtëpinë e Jakovljeviç, bisedojnë për taksën!

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Komunën e Obiliqit, ndërsa është ftuar në shtëpinë e tij nga nënkryetari i Obiliçit, Slavisa Jakovljeviç.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqën zyrtare të kryeministrit, ku thuhet se qëllimi i kësaj vizite është që t’iu siguroi komunitetit serb mbështetje të vazhdueshme.

Ndryshe, Haradinaj e ka ritheksuar edhe njëherë që vendimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, nuk do ta prekin asnjërin komunitet në vend sepse ato vendime janë në shërbim të mbrojtjes së të drejtës sonë.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të kryeministrit

Sot isha mysafir në familjen e Slavisa Jakovljeviç në Plemetin të Obiliqit, të cilën e sigurova se komunitetit serb do t’u qëndrojmë afër gjithmonë dhe do të kujdesemi për mirëqenien e tyre.

Mora konfirmimin nga ta se përkushtimi ynë institucional ka pasur ndikim drejtpërdrejt në përmirësimin e jetesës së gjithsecilit dhe se Kosova është shtëpia jonë e përbashkët!

Masat e ndërmarra nga Qeveria e vendit, nuk do të prekin asnjërin komunitet në vend, për më tepër janë në shërbim të mbrojtjes së të drejtës sonë, për një jetë më të mirë.

Sot patëm rastin që bashkë me komunitetin serb dhe të gjitha komunitetet e tjera në Obiliq të nisim edhe një projekt me rëndësi infrastrukturor, asfaltimin e rrugës Sitnica.

Ky përkushtim institucional nuk është vetëm sot dhe vetëm në këtë Komunë. Puna dhe përkushtimi ynë do të vazhdojë në secilën pjesë të Kosovës dhe për secilin qytetar të saj, pa dallim etnie dhe pa dallim feje.

Sepse, Kosova e ka dëshmuar bashkëjetesën në multietnicitet!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit