Haradinaj: Gjuha fyese mediatike ndaj Turqisë e papranueshme, nuk janë qëndrime zyrtare

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përmes një postimi ne faqen e tij zyrtare, ka reaguar ndaj gjuhës fyese në disa media ndaj shtetit të Turqisë. Sipas tij këto deklarime mediatike nuk paraqesin politikën zyrtare të qeverisë Haradinaj por as të popullit të Kosovës, i cili ka mardhënie tejet të mira me popullin turk.

Postimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh qëndrim se, deklarimet mediale që kanë përmbajtje gjuhën fyese ndaj Republikës së Turqisë, nga kushdo qofshin, janë të papranueshme dhe nuk paraqesin politikën zyrtare të Qeverisë Haradinaj, as kur ato thuhen nga ndonjë zyrtar i kësaj qeverie apo kushdoqoftë tjetër. Këto deklarime, nuk paraqesin as dëshirën e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për ruajtjen e marrëdhënieve tashmë tradicionalisht të mira që ka Republika e Kosovës me Republikën e Turqisë dhe popullin turk!RH

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit