Merret vendimi për shtatoren, autostradën dhe parkun me emrin e Adem Demaçit

Mos i humb

Qeveria ka miratuar vendimin për komisionin për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin Adem Demaçi në Prishtinë, emërimin e autostradës Prishtinë- Pejë “Autostrada Adem Demaçi”, dhe propozimin për të emëruar Parkun e Qytetit të Prishtinës “Parku Adem Demaçi”.

Kujtojmë se një deklaratë të tillë, kryeministri Haradinaj e kishte dhënë në ditën e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi, i cili vdiq në moshën 82 vjeçare.

Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe ka luftuar për barazinë e Kosovës me Republikat e tjera të Jugosllavisë.

Për angazhimin e tij politik për çështjen e Kosovës, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë.

Ai është quajtur “Nelson Mandela” e Europës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit