Haradinaj i penduar që la karrigen e kryeministrit, kthehet pa zhurmë në zyrën e tij

Mos i humb

Mbrëmë pasmesnatës në Kosovës erdhi nga Haga Ramush Haradinaj.

Nga Haga, Haradianj planifikoi që sot me fillim prej orës 14:00 do të mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë, mbledhje kjo që po cilësohet antikushtetuese.

Sot, një javë pas dorëheqjes, kryeministri në largim është kthyer në zyrën e tij, për të vazhduar punën aty ku e ka lënë.Ai mbëmë pas mbërriti në Kosovës ka thënë se pafajësinë e tij nuk mund ta vë në pikëpyetje askush.

”I kthehem obligimeve të mia në Kosovë. Vendimi im për dorëheqje dhe veprimet e mia të fundit janë porosi se çfarëdo abuzimi ndaj Kosovës, që vjen, nuk do të na lëkundë nga e drejta jonë sovrane. Kufijtë e Kosovës nuk guxon t’i prekë askush. Kosovës nuk mund t’i imponohet Dodik Republika. Tregu për njohje po, e taksa deri në njohje. Dialog pa kushte, po menjëherë”.

“Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese. Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakuum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës. Me respekt për ta, palët që mendojnë ndryshe i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta respektoj. Na priftë e mbara!”, ka shkruar ai në Facebook.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit