Haradinaj: Investimet e diasporës sonë janë me interes të jashtëzakonshëm për Kosovën

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ish-deputetin e Vetëvendosjes, Florin Krasniqin, i njohur edhe si biznesmen i sukseseshëm në Amerikë.

Bëhet e ditur se shefi i ekzekutivit Haradinaj dhe ish- deputeti, Krasniqi, gjatë takimit, kanë diskutuar për klimën e krijuar për investime nga jashtë, me theks inkurajimin e bashkatdhetarëve për investime në Kosovë.

“Investimet e diasporës sonë, me potencial të madh financiar janë me interes të jashtëzakonshëm për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Investimet e diasporës sonë, me potencial të madh financiar janë me interes të jashtëzakonshëm për Kosovën.

Prita në takim biznesmenin dhe investitorin kosovar, që jeton në Amerikë, Florin Krasniqin, me të cilin pata kënaqësinë të bashkëbisedoj për impaktin e masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për krijimin e klimës së volitshme për investitorët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit