Haradinaj ka disa fjalë për vizat, dialogun dhe Trepçën

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, statutin e Trepçës, liberalizimin e vizave, dialogun me Serbinë, etj.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga Bashkimi Europian sa i përket liberalizimit të vizave.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Si Qeveri zbatuese po përballemi me shumë tema që nuk kanë marrë zgjidhje me vite.

Sot kemi Trepçën me statut, kemi energji stabile dhe po e arrijmë pavarësinë energjetike, po i trajtojmë kërkesat dhe problemet e komunave, të anashkaluara për një kohë të gjatë.

Të gjithë duhet të jemi të përfshirë në dialog me Serbinë në këtë fazë finale. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe tani liberalizimi i vizave është vullnet politik./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit