Haradinaj kërkon “diçka” nga dy ministra, ja për çfarë bëhet fjalë!

Mos i humb

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetarët e Komunave të Kosovës në kuadër të “Forumit Konsultativ Qeveri-Komuna”.

Më këtë rast, Haradinaj në veçanti ka lutur ministrin e Financave, Bedri Hamzën dhe ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshin që të jenë të vëmendshëm në këtë forum, pasi siç tha ai na presin projekte të mëdha në të ardhmen.

“Puna e përbashkët e këtij forumi që kemi arritë si qeveri me i kuptu veprimet që mund t’i ndërmarrim e të cilat do të ishin në dobi të komunave që i udhëheqni. Çështja e pronave, buxhetit, prokurorisë si dhe për blerjet e caktuara. Me theks të veçantë i bëjë lutje ministrit Hamza dhe ministrit Matoshi, që të jenë të vëmendshëm sot në këtë forum pasi në të ardhmen na presin projekte të mëdha të cilat duhet përfunduar”, u shpreh Haradinaj.

Kreu i vendit bëri të ditur se gjatë periudhës së punës së përbashkët me komunat duhet edhe sot të shfrytëzojm për punët që na presin në ditët në vazhdim.

“Gjatë kësaj periudhë të përbashkët janë bërë blerje të pronave shpronsore, janë apovuar tri ligje për pronën, dy konceptdokumente, 6 vendime që lidhen me parqe të biznesit, 30 vendime për bartje të komunave. Në takimin e sotëm duhet të shfrytëzojm e të gjejmë punët që na presin. Bartja e pronave ka qenë e qëlluar edhe pse ka pasur kritika”, tha Haradinaj.

Poashtu, sipas kryeministrit Haradinaj tema që ka peshën e madhe dhe që duhet trajtuar janë huat (donacionet) që do t’i marrim për t’i drejtuar në projekte në të ardhmen./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit