Haradinaj: Komuniteti turk, urë lidhëse mes Kosovës dhe Turqisë

Mos i humb

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në shënimin e ditës së komunitetit turk të Kosovës, ka thënë se ky komunitet gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv dhe ishte në krah të përpjekjeve për shtetndërtimin e Kosovës.

Haradinaj në një postim të tij në rrjetin social Facebok, ka shkruar se komuniteti turk është urë lidhëse e fuqishme mes Kosovës dhe Turqisë.

Postimi i plotë:Komuniteti turk gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv dhe ishte në krah të përpjekjeve tona të përbashkëta për shtetndërtimin e Kosovës, si dhe është urë lidhëse shumë e fuqishme e vendit tonë me Turqinë. Në shënim të Ditës së Komunitetit Turk të Kosovës, me praninë e tij na ka nderuar edhe zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Faruk Kaymakci, të cilit i shpreha mirënjohjen për përkrahjen e shtetit turk për konsolidimin e Kosovës. Bashkë me urimet e mia, bashkëqytetarëve turq, si pjesë e pandashme e shoqërisë sonë, ua përcolla gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim në avancimin e vazhdueshëm të mirëqenies së tyre dhe në sendërtimin e mëtejmë të shtetit tonë dhe të ardhmes së lirë e të sigurt të Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit