Haradinaj konfirmon takimin me ambsadorët dhe shefen e BE-së në zyrën e tij

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar takimin e sotëm që ka pasur me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefen e zyrës së BE-së të cilët i ka siguruar se situata e sigurisë në vend është e qetë dhe nuk ka arsye për shqetësim.

Gjatë paradites së sotme në oborrin e qeverisë së Kosovës janë parë të kenë hyre veturat e ambasadorëve të BE-së, e ketë e ka konfirmuar edhe Kosova Post ku nga afër ka parë te kenë hyrë e dalë ambasadorët në objektin e qeverisë së Kosovës.

E ketë takim e ka bërë të ditur edhe vet kreu i ekzekutivit ku në faqen e tij zyrtare ka publikuar disa foto të takimit të tij me shefen e BE-së dhe ambasadorët e vendeve të Quint-it.

Postimi i plotë i kryeministrit Ramush Haradinaj:

Në takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefen e Zyrës së BE-së, diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe i sigurova se situata politike dhe e sigurisë në vend është e qetë. Qeveria po i vazhdon agjendat shtetërore, duke garantuar funksionimin e ligjit e rendit, si dhe është e përkushtuar në ruajtjen e qetësisë publike dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Deklaratat për të ashtuquajturën krizë humanitare në Veri të vendit janë propaganda, të pavërteta dhe të papranueshme për realitetin në vend. Qytetarëve të vendit, pa dallim përkatësie etnike, nuk do ju mungojë asnjë produkt bazik ushqimor e mjekësor. Vendimi për masën prej 100% për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do të mbetet në fuqi deri në realizimin e objektivave të Qeverisë së Republikës së Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit